Telenews

Policia kryen kontrolle në “Postën e Serbisë” në Gorazhdec të Pejës

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kontrolli në objektin e “Postës së Serbisë” në Gorazhdec të Pejës.

Klan Kosova përmes burimeve mëson se ky zhvillim është vazhdim i aksionit të Policisë së Kosovës që ndodhi ditë më parë në hapësirat e strukturave paralele serbe në fshatrat e Klinës, Istogut dhe Pejës.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, një furgon me dinarë serbë nuk është lejuar që të futet në Kosovë, përmes pikëkalimit kufitar në Jarinje.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se në atë automjet ishin disa përfaqësues të një kompanie serbe e cila merret me transportin e parave.

Ai theksoi se personat që ishin në të, ishin afruar te zyrtarët e pikës kufitare dhe kishin pyetur nëse mund të futen në Kosovë

Stavileci tha se furgoni i kësaj kompanie u kthye mbrapsht për shkak të mungesës së licencës nga BQK-ja.

Të ngajshme

Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente në Prizren me vlerë 1 milion euro

Donat Hashani

FSK-ja e demanton Daut Haradinaj lidhur me dronët

Donat Hashani

Haradinaj arrin në Amerikë, ja me kë do të takohet

Donat Hashani