Telenews

​Policia Kufitare parandalon kontrabandën me mallra në Jashanicë të Leposaviqit

Policia e Kosovës, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare veri, ka parandaluar një kontrabandë me mallra në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviqit.

Siç bëhet e ditur, janë ndaluar dy automjete, furgona, me targa serbe që dyshohej se ishin duke kontrabanduar sasi të konsiderueshme të mallrave si: Coca Cola, arka- pije alkoolike (birra), produkte ushqimore, si dhe para: 1370 euro dhe 6600 dinarë.

Sipas policisë, rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente për procedura të mëtejme ligjore.

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare veri së fundmi kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Të ngajshme

Ministria e Financave thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt

KushtrimGuraj

‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë

KushtrimGuraj

Rutte: NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën

KushtrimGuraj