Telenews

Policia largon posterat me foton e Radoiçiqit që u vendosën në komunat veriore

Disa persona në Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok,  kanë vënë postera me fotografinë e Milan Radojçiqit.

Policia ka bërë të ditur se ata postera ishin me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit, ndaj janë marrë si provë materiale.

“Raportohet se persona të panjohur, në qytetet: Leposavic, Zveçan, Zubin Potok,  kanë vënë (ngjitur) postera me foton e Milan Radojçiqit dhe me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit. Posterat janë marrë si provë materiale. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj