Telenews

Policia me aksion në Ferizaj, arrestohen dy persona, për dhunim dhe për grabitje

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në Ferizaj. Fillimisht në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”.

Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy vjetësh.

Ndërsa në një rast tjetër, në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”.

Edhe ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 11 prill

Erzana Fazliu

I plagosuri nga grabitja në “Albi Mall”, ende i palëvizshëm, familja kërkon ndihmë financiare për shërimin e tij

Donat Hashani

Ejupi: KEK-u s’prodhoi rrymë për qytetarët por për profit të tyre, do ta paguajmë 80 milionë euro keq menaxhimin

Donat Hashani