Telenews

Policia me aksion në zyrat e Autoritetit të Aviacionit Civil

Këtë e kanë konfirmuar për “Betim për Drejtësi” nga AAC, duke thënë se deri tani nuk ka të arrestuar.

“Po, sot kanë qenë në zyrë të AAC, aksioni ka përfundu dhe deri më tani nuk ka të arrestuar”, thuhet në përgjigjen e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Sipas AAC-së, Policia ka zbarkuar për aksion në zyrat e tyre pasi Ejupi iu kishte drejtuar organeve të rendit me kërkesë për t’i marrë dëshmitë për keqpërdorimet e pretenduara.

Aksioni në fjalë vjen pak ditë pas shkarkimit të Bujar Ejupit nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia lidhur me këtë aksion, por të njëjtit deri në publikimin e këtij raporti nuk janë përgjigjur.

Lidhur me këtë, po ashtu “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe Ejupin, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 23 gushtit 2023, ka shkarkuar Bujar Ejupin nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).

 

 

Ndryshe,  Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil (SPAAC) përmes një reagimi publik, më 2 gusht, ka pretenduar se drejtori i përgjithshëm i AAC-së, Bujar Ejupi, kundërligjshëm ka hartuar vetë rregulloren e brendshme të këtij institucioni.

Por, në një përgjigje me shkrim dhënë për “Betimi për Drejtësi”, Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), kishte thënë se hartimi i draft-rregullores është bërë duke u bazuar në ligj.

Më pas, vetë Ejupi, kishte reaguar ndaj pretendimeve të Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil (SPAAC), duke thënë se AAC është shënjestër e sulmeve nga grupe të caktuara, që nga momenti kur i raportoi keqpërdorimet në institucionet përgjegjëse.

Por, SPAAC reagoi sërish ndaj deklarimeve të Ejupit, duke thënë se raportet vendore dhe ato ndërkombëtare, tregojnë për shkeljet dhe dështimet e tij.

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj