Telenews

Policia me bastisje në Prishtinë, arrestohen kaq persona – krejt çka u sekuestrua

Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik (DHTN) në Prishtinë, pas hetimeve rreth dy mujore të rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”, njofton se dje më datë 01.01.2023 rreth orës 17:15 në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën (GJPP) kompetente, mbështetur edhe nga stacioni policor Veriu në Prishtinë, kanë realizuar një plan taktik policor gjatë të cilit në flagrancë janë ndaluar dhe arrestuar dhjetë  persona të dyshuar meshkuj kosovar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Gjatë operacionit policor është bastisur një shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë  automjete, me që rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

“- (96.6)  gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuanë – (44.4)   gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  kokainë – (1)  armë zjarri- (2) karikator – 17  fishek – (358.8) para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve. – (4)  telefona celular – (1)  peshore digjitale”, njofton policia.

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregull.

Të ngajshme

Bedri Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, energji më e lirë, rrugë e hekurudha moderne

Erzana Fazliu

“Manipulim”, a janë 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë blerje votash 3 ditë para zgjedhjeve?

Erzana Fazliu

Dimër i ftohtë, makinë e ngrohtë – Shijoni udhëtimin pa kompromis

Erzana Fazliu