Telenews

Policia me detaje shtesë: Sulmi ndaj të moshuarës ndodhi para 5 dite, u arrestuan tre persona

Sulmi ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë nga një infermiere ka ndodhur pesë ditë më parë, më 29 tetor, sipas Policisë së Kosovës.

Deri më tani, Policia ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast pasi në pamjet e publikuara sot, pos infermieres që e sulmon të moshuarën, ka edhe persona tjerë që nuk veprojnë për të parandaluar sulmin, njofton Klankosova.tv.

Këtë për Klankosova.tv e ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në këtë rast ka tre persona që janë arrestuar nga ajo qendër për të moshuar. Rasti ka ndodhur të shtunën më 29 tetor dhe mbi tre personat e arrestuar rëndojnë vepra të ndryshme penale”.

“Një person është arrestuar për veprën ‘Sulm’, një për veprën ‘Ndihmë për kryerje të sulmit’ dhe personi i tretë për veprën ‘incizim i paautorizuar’”, tha Gashi për Klankosova.tv.

Gashi, mes tjerash, bëri të ditur se me urdhër të Prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Të ngajshme

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rrezarta Ramaj

Komisioni miraton propozimet për Byronë me 6 vota për, rrëzohet amendamenti i Grudës

Rrezarta Ramaj

Nis Kongresi i VIII i Mjekësisë me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor”

Rrezarta Ramaj