Telenews

Policia në Gjilan arreston katër persona

Policia ka arrestuar katër persona në Gjilan pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “vrasje në tentativë”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”.

Sipas policisë, të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

“Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Bëhet e ditur se të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta

Zjarr i madh në Durrës në zonën e Shkozetit, 5 zjarrëfikëse në vendgjarje

Blearta

Vdes zyrtari policor i Kosovës

Blearta