Telenews

Policia: Në Stacionin e Autobusëve nuk është gjet asgjë e dyshimtë

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se nuk është gjetë asgjë e dyshimtë pas pranimit të informatave për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve.

Ahmeti tha se “informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë”.

Ajo shtoi se “hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”.

Të ngajshme

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut –

KushtrimGuraj

Prokurori Ersan Qavolli avancohet në Kryeprokurorinë e Shtetit

Yllka Gashi

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

Yllka Gashi