Telenews

Policia paralajmëron masa të përkohshme në trafik gjatë vizitës së António Costas në Kosovë

vrasja-ne-bokshiq-te-klines,-policia-jep-detaje-per-rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër, më 3 qershor 2026, do të angazhojë kapacitetet e nevojshme policore për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të Presidentit të Këshillit të Evropës, António Costa.

Sipas njoftimit, për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, do të zbatohen masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut.

“Për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut. Këto masa mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra kohore të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga nevojat operative dhe vlerësimet e sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Policia ka bërë të ditur se do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve.

“Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve”, theksohet në njoftim.

Po ashtu, qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik u është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim, si dhe respektim i udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren.

“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren”, thuhet më tej.

 

Të ngajshme

Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çajnë kordonin e policisë

Rrezarta Ramaj

Rubio thotë se Irani ka rënë dakord të diskutojë për aspektet e programit të tyre bërthamore

Rrezarta Ramaj

Zyra e Presidentes: BE-ja nuk e ka injoruar ftesën për vëzhgimin e zgjedhjeve të 7 qershorit

Rrezarta Ramaj