Telenews

Policia parandalon një rast të kontrabandës në Veri, jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në veri të vendit.

Në komunikatë thuhet se njësia policore gjatë patrullimit në liqenin e Ujmanit, ka vërejtur një barkë, të cilën e kanë përcjellë dhe kanë identifikuar vendin e ndaljes. Më pas, njësitë policore, me të arritur në lokacion, në mes të rrugës kanë hasur në një veturë të braktisur, me targa të Serbisë.

Vetura e braktisur, dyshohet se ishte ngarkuar me mallin që ndodhej në barkë.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme, si: telefona mobil (19 copë), cigare (830 pako) të llojeve të ndryshme, çanta, veshmbathje, mjete shkollore (lapsa, fletore, ngjyra, gërshërë etj), lodra për fëmijë, kozmetikë etj. Mallrat e sekuestruara do të trajtohen sipas procedurave të parapara, rasti do të trajtohet nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Policore Kufitare-Veri në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës.

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu