Telenews

POLICIA PËR AKSIDENTIN E MINISTRES HAJDARI: SHKAKTAR MOS-PËRSHTATJA E SHPEJTËSISË

Një aksident trafiku ndodhi ditën e sotme në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
E në këtë aksident e përfshirë ishte ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Edhe pse nuk u lajmërua gjithë ditën, në mbrëmje ministrja Hajdari tha se “fëmija u përplas me veturën e saj”.
Por raporti policor thotë të kundërtën. Madje në këtë raport theksohet se ministrja Hajdari e kishte tejkaluar shpejtësinë në momentin e aksidentit.
Një fëmijë i moshës së mitur pësoi lëndime trupore, si shkak i goditjes nga një veturë në lëvizje, e që drejtohej nga ministrja Hajdari.
Në raportin e policisë lidhur me këtë aksident madje theksohet se deri tek aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së kushteve të rrugës.
“Me datë 10.04.2022 rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Auto 1 Ford Fiesta ngjyrë e kaltër, shofer Rozeta Hajdari FSHK e lindur *****. Këmbësori i lënduar I.B. i lindur me **** 2012 në Prishtinë. Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”, thuhet në raportin zyrtar të siguruar nga Demokracia.com.
Në momentin kur është shkaktuar ky aksident, ministrja Hajdari ishte me veturë personale (Ford Fiesta), ngjyrë e kaltër.
E lidhur me këtë aksident dhe reagimin e ministres Hajdari pati reagime të shumta.
Ndër të tjerash deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, pyeti nëse këta të fundit kanë ndërgjegje.
“A jeni në tokë të bukës, hej?!Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!”, shkroi ai.

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu