Telenews

Policia shqiptare gjen veturën e vjedhur të Liburn Aliut, jep detaje

Policia e Tropojës në Shqipëri ka reaguar pasi një automjet që iu vodh ministrit të Mjedisit, Liburn Aliua u tentua të kalohej në pikën kufitare të Morinës nga autori i vjedhjes.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një 43-vjeçar me iniciale B. S., banues në Obiliq, Kosovë.

Automjeti tip “Audi A3” me drejtues 43-vjeçarin u kalua në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm gjatë kontrolleve me përzgjedhje në kufi.

Gjatë verifikimit ka rezultuar se automjeti që drejtonte 43-vjeçari, ishte i vjedhur në Kosovë dhe ishte në pronësi të një institucioni shtetëror.

43-vjeçari u vu në pranga  për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Të ngajshme

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Rrezarta Ramaj

Barcelona nuk do ta ushtrojë opsionin e blerjes së Rashford

Rrezarta Ramaj

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues

Rrezarta Ramaj