Telenews

Policia zbarkon te Palucajt në Prizren, sekuestrohen gjëra të kundërligjshme dhe arrestohet të paktën një person

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar gjatë ditës së sotme në Prizren, ku njësitë e Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në familjen Palucaj, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar , gjatë operacionit dyshohet se janë sekuestruar gjëra të kundërligjshme, ndërsa të paktën një person është arrestuar dhe është shoqëruar nga policia për procedura të mëtejshme.

Burimet bëjnë të ditur se bastisja është realizuar në kuadër të një hetimi në zhvillim, me zyrtarët policorë që kanë kryer kontrolle dhe kanë mbledhur prova materiale në vendngjarje.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi natyrën e sendeve të sekuestruara apo identitetin e personit të arrestuar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Sapo të ketë konfirmime të reja, do t’ju mbajmë të informuar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Yllka Gashi

Granit Xhaka pas rikthimit në Zvicër: S’kemi emra të mëdhenj, por kemi një unitet!

Yllka Gashi

Haxhiu merr pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

Yllka Gashi