Telenews

POLONIA ME PROPOZIM PËR BE-NË, KUNDËR RUSISË

Kryeministri i Polonisë, Mateus Morawiecki, i ka kërkuar BE-së të vendosë një ndalim total të tregtisë me Rusinë.
Morawiecki thotë se dëshiron të bëjë një “bllokadë tregtare” nga deti dhe toka “sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton Reuters.
“Ndërprerja e plotë e tregtisë së Rusisë do ta detyronte Rusinë të shqyrtonte nëse do të ishte më mirë të ndalonte këtë luftë mizore”, thotë ai.
BE ka vendosur tashmë kufizime tregtare ndaj Rusisë në disa sektorë kyç, duke përfshirë mallrat e luksit, çelikun dhe energjinë.
Por, Polonia – e cila ndan një kufi prej 535 km me Ukrainën – ka qenë ndër ata që kërkonin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.
 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 28 gusht

Rrezarta Ramaj

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi

1.5 tonë drogë fshiheshin mes thasëve të orizit, policia zbulon ngarkesën rekord në Hamburg

Yllka Gashi