Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, pasi ky i fundit lavdëroi kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin për, siç ka thënë i pari i qeverisë “qëndresën e tij shembullore’’.
Çitaku, në postimin e saj të bërë në Facebook, i është drejtuar Kurtit, duke thënë se, ky i fundit ka harru që t’i tregojë Hetemit, që së shpejti do të ia kërkojë dorëheqjen.
Në postimin e saj, nënkryetarja e PDK’së ka shkruan edhe ‘’popullizëm’’, duke iu referuar veprimit të Kuritit.
“Kryeministri paska zgjedhur që sot t’i thur elozhe Kryetarit të Leposavicit. Paska harruar në të njejtin status t’i tregojë Kryetarit që së shpejti do t’ia kërkojë dorëheqjen. #Popullizëm”, ka shkruar Çitaku.

