Telenews

Portieri i Australisë bëhet hero, i pret penalltitë duke vallëzuar dhe duke kërcyer lartë

Portieri i Australisë, Andrew Redmayne u bë hero i vendit të tij, të cilin e dërgoi në Kampionat Botëror.

Pas 120 minutash lojë pa gola, “Kangurët” fituan 5:4 në gjuajtjet e 11 metërshave.

E gjithë kjo u arrit falë paraqitjet energjike të portierit zëvendësues, Redmayne, shkruan “Gazeta Express” .

Portieri i Sydney FC u inkuadrua në lojë në minutën e fundit të kohës shtesë dhe në fund doli të ishte hero i australianëve.

Ai në fakt bëri diçka speciale në këtë lojë.

Redmayne vallëzoi, kërceu lart dhe e kaloi vijën e portës vetëm në mënyrë që t’i hutojë goditësit e penalltive të Perusë, siç mund ta shihni duke klikuar KETU

Veprimet e tij ishin të çuditshme dhe aspak të zakonta, por që iu kryen shumë punë australianëve.

Siç mund ta shihnie duke klikuar KETU, ai e priti penalltinë vendimtare të Alex Valeras, për t’ia siguruar Australisë pjesëmarrjen e dytë radhazi në Botëror, shkruan “Gazeta Express” .

Edhe festimi i Redmaynet ishte i veçantë, siç mund ta shihni duke klikuar KETU prandaj edhe ai u bë hit në internet me paraqitjen e tij, edhe pse për pak minuta, por mjaft të vlefshme. /Gazeta Express/

The post Portieri i Australisë bëhet hero, i pret penalltitë duke vallëzuar dhe duke kërcyer lartë appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Ndeshje e jashtëzakonshme, barazohet seria mes KB Pejës dhe KB Trepçës

Rrezarta Ramaj

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon me Napolin me pagë të re dhe kontratë afatgjatë

KushtrimGuraj

E ardhmja e Lewandowskit në pikëpyetje, agjenti drejt Italisë për bisedime

KushtrimGuraj