Telenews

Prangoset dileri në Prishtinë, i gjenden mbi 1 kg drogë e para kesh

Policia e Kosovës, mbrëmjen e së enjtes ka kryer bastisje në shtëpinë e një të dyshuari për posedim të substancave narkotike, ndaj të cilit ekzistonte edhe një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në oborrin e ndërtesës janë gjetur dhe sekuestruar mbi 1 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 41.3 gramë kokainë, një peshore digjitale, rreth katër mijë qese të zbrazëta që shërbejnë për shpërndarje të narkotikëve, 6725.5 euro para të gatshme, dy telefona mobil dhe një laptop.

I dyshuari pas inicimit të rastit, është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte urdhër arrest nga gjykata për rastin e lartcekur. Gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në oborrin e ndërtesës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1279.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 41.3 gramë kokainë, një peshore digjitale, rreth 4 mijë qese të zbrazëta që shërbejnë për shpërndarje të narkotikëve, 6725.5 euro para të gatshme, 2 telefona mobil dhe një laptop. I dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar PK.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj