Telenews

“Prania ushtarake në Evropë nuk është e përhershme”, thirrje nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Evropa nuk mund të presë që prania ushtarake e SHBA-së në kontinent “do të zgjasë përgjithmonë”, ka thënë sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, në një konferencë shtypi në Varshavë.

I pyetur nëse, si pjesë e negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, SHBA-ja do ta konsiderojë zvogëlimin e prezencës ushtarake në lindje të Evropës apo t’i japë fund pranisë së përhershme ushtarake në Poloni, Hegseth theksoi se SHBA-ja është “e përkushtuar ndaj aleancës së NATO-s”. Por, ai shtoi se e ardhmja e saj ushtarake në Evropë duhet të vihet në diskutim, raportoi CNN.

“Niveli i trupave amerikane në kontinent është i rëndësishëm. Çfarë ndodh në 5 apo 10 apo 15 vjet nga tani është pjesë e një diskutimi më të gjerë që reflekton nivelin e kërcënimit, qëndrimin e Amerikës dhe nevojat tona rreth globit”, ka theksuar ai.

“Kjo është arsyeja pse mesazhi ynë është kaq i ashpër për aleatët tanë evropianë: Tani është koha për të investuar. Sepse nuk mund të supozosh se prezenca e Amerikës do të zgjasë përgjithmonë”.

Hegseth u shpreh se SHBA-ja duhet t’u kundërvihet kërcënimeve të tjera, si Kina.

 

Të ngajshme

Nis ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Valjeta Turkaj

Trafiku Urban del me reagim pas bartjes së mjeteve nga Komuna e Prishtinës

KushtrimGuraj

‘Sherim’ propagandistik i izolimit: Këshilltari i Kurtit nxjerr letrën falënderuese të Prattipatit për darkën e Ditës së Falenderimeve

KushtrimGuraj