Telenews

Prej 3 javësh nuk kishte dalë në ekran, çfarë dihet për Myftarajn para se të hidhej nga pallati

Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.

Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.

Burime për Abc bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.

Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Të ngajshme

Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

Rrezarta Ramaj

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 87 mijë lekë, rritet numri i punonjësve që paguhen mbi 120 mijë lekë në muaj

Rrezarta Ramaj

Pas daljes nga Big Brother, Alesio ‘godet’ me deklaratën: Brikena kishte pëlqim për mua

Rrezarta Ramaj