Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se prej nesër në ora 08:00 do fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe “Magjistralja M2” në hyrje të Prishtinës, në rrugë dy kahore.
“Ju njoftojmë se nga nesër, me datë 08 prill 2022, nga ora 08:00, do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Shihni në fotografi për t’u informuar saktësisht për vendndodhjen e kësaj rruge: