Një homazh prekës është mbajtur në nderim të Elisa-s, 21 vjeçe, e dashura e futbollistit të Jong Ajax, Mark Verkuijl, e cila humbi jetën tragjikisht javën e kaluar pasi u përplas nga një veturë gjatë vrapimit.
Klubi Jong Ajax dhe bashkëlojtarët e Mark Verkuijl kanë shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe, duke e cilësuar Elisa-n si një vajzë plot jetë, energji dhe dashuri, ndërsa i kanë qëndruar pranë lojtarit të tyre në këto momente të vështira, shkruan Indeksonline
Verkuijl ndeshjen e fundit të skuadrës së tij e shikoi nga tribunat me fanellën e së dashurës së tij në duar.
Tribute honouring Elisa (21), girlfriend of Jong Ajax player Mark Verkuijl (19), who died after being struck by a car while running last week.pic.twitter.com/weqChTZXzK
— Total Football (@TotalFootbol) December 23, 2025

