Telenews

Presidenti Erdoğan vlerëson kontributin e Shkollave Maarif në Kosovë dhe në mbarë botën

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në mesazhin e tij drejtuarSamitit të 4-të të Arsimit në Istanbul, të organizuar ngaFondacioni Maarif i Turqisë, lavdëroi shkollat e FondacionitMaarif në Kosovë dhe në vendet e tjera. Në mesazhin e tij, Presidenti Erdoğan tha: “Përgëzoj me gjithë zemër të gjithëanëtarët e fondacionit tonë, të cilët shërbejnë me sakrificë në 55 shtete të ndryshme, nga Kosova deri në Kolumbi, nga Jordania deri në Pakistan, nga Afrika e Jugut deri në Azerbajxhan, ngaAfganistani deri në Somali.”

Në fjalën e tij hyrese, Samiti i 4-të i Arsimit në Istanbul, Prof. Dr. Birol Akgün, presidenti i Fondacionit Maarif, theksoi: “Përmes diskutimeve dhe seancave dinamike në Samitin e Arsimit në Istanbul, synojmë të zhvillojmë zgjidhje efektive përnivel global. Ky samit është prova e asaj që mund të arrijmë kurbashkohemi. Idetë dhe bashkëpunimet që lindin këtu, padyshimdo të formësojnë të ardhmen e arsimit në nivel botëror.”

Në samit morën pjesë gjithashtu online ministrat e arsimit tëMaqedonisë së Veriut, Indonezisë, Liberisë dhe Lesotos. Ministri i Arsimit të Turqisë, Prof. Dr. Yusuf Tekin, theksoi: “Samiti i 4-të i Arsimit në Istanbul, i organizuar nga FondacioniMaarif, ka një rëndësi të madhe për trajtimin e fuqisëtransformuese të arsimit për të arritur drejt qëllimeve tëdrejtësisë sociale dhe qëndrueshmërisë, nën temën ‘Shoqëri mëtë Barabartë dhe të Drejtë dhe të Ardhme të Qëndrueshme.’”

Në mesazhin e tij drejtuar samitit, Presidenti Erdoğan lavdëroishkollat e Fondacionit Maarif të Turqisë në Kosovë dhe nështetet e tjera. Ai tha: “Përgëzoj me gjithë zemër të gjithëanëtarët e fondacionit tonë që shërbejnë me sakrificë në 55 shtete të ndryshme, nga Kosova deri në Kolumbi, nga Jordania deri në Pakistan, nga Afrika e Jugut deri në Azerbajxhan, ngaAfganistani deri në Somali.”

Presidenti Erdoğan vazhdoi: “Fondacioni Maarif i Turqisë po bën një përpjekje të madhe për të shpërndarë trashëgiminë e pasur, pjellore dhe të thellë arsimore të Turqisë në çdo cep tëbotës. Ky fondacion operon në 55 shtete me 446 shkolla, 1 universitet, 19 qendra arsimore, 11 Qendra për Studime Turke dhe 44 konvikte, duke shërbyer për më shumë se 50,000 studentë.”

Ai shtoi: “Fondacioni ynë aplikon metodat ndërkombëtare tëarsimit, së bashku me kurikulat vendore në këto institucionearsimore. Ndërkohë që shërben për të edukuar individë tëndershëm dhe cilësorë, fondacioni gjithashtu kontribuon nëzhvillimin e komunikimit ndërmjet shoqërive.”

“Ne e ndjekim me mirënjohje punën e këtij fondacioni dhe jemikrenarë për sukseset e tij. Ne ofrojmë mbështetje të nevojshmedhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen,” thaPresidenti Erdoğan. “Me këtë rast, përgëzoj të gjithë anëtarët e fondacionit tonë që shërbejnë me sakrificë në 55 shtete tëndryshme, nga Kosova deri në Kolumbi, nga Jordania deri nëPakistan, nga Afrika e Jugut deri në Azerbajxhan, ngaAfganistani deri në Somali. Falënderoj çdo mësues, administrator dhe punonjës të fondacionit që valvizin me krenariflamurin e Maarif-it nën kushte shpesh të vështira dhe duke rrezikuar shumë rreziqe, në emër të vendit dhe popullit tim. Zotiju bekoftë dhe urimet më të mira për këtë samit, ju dërgojpërshëndetje të ngrohta.”

Në këtë kontekst, shkolla e International Maarif Schools of Kosova, që funksionojnë në kuadër të Fondacionit Maarif nëTurqisë, e bënë emrin e tyre të njohur në vitin 2024 duke arritursuksese të shkëlqyera në konkurrenca kombëtare dhendërkombëtare. Studentët tanë jo vetëm që e bënë shkollën tonëkrenare, por gjithashtu e nderuan Kosovën me performancat e tyre të jashtëzakonshme në shkencë, teknologji, matematikë dhegjuhë.

Këtë vit, në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM të mbajtur nëHagë, Holandë, me mbi 570 studentë nga 117 shtete, Ela Naz Yılmaz u shpall kampione botërore në kategorinë e shkencës. Studentët tanë fituan gjithsej 9 medalje ari, 2 medalje argjendi, 3 medalje bronzi dhe 5 medalje nderi. Ky arritje historike ështënjë dëshmi e talenteve dhe punës së përkushtuar të studentëvetanë në fushat e shkencës dhe teknologjisë.

Në vitin 2023, studenti ynë Kushtrim Kajoshi fitoi vendin e dytënë Olimpiadën Ndërkombëtare STEM. Po ashtu, këtë vit, nëGrand Finalin Hi-Lingua të mbajtur në Hagë, studentët tanëtreguan aftësitë e tyre gjuhësore duke fituar 2 medalje ari, 1 medalje argjendi dhe 1 medalje bronzi. Në Garën e Shkëlqimit tëFjalëve të Eurasisë të mbajtur në maj, studenti ynë Fatih Hasani arriti vendin e tretë me performancën e tij të shkëlqyer nëaftësitë e gjuhës Angleze.

Në konkurrencat vendore, studentët tanë nga dega e Prizrenit tëKosovës, në Konkursin e Robotikës të Kosovës Makers League (KML), fituan vendin e parë në Prizren, duke siguruar vendin e katërt në nivelin kombëtar. Studentët e dega e Prishtinës u renditën të tretët në Prishtinë, duke hyrë në top 15 në Kosovë.

Në Konkursin e Matematikës Kanguru, Fatih Hasani ngakampusi i Prishtinës tregoi njohuritë e tij në matematikë duke hyrë në kategorinë “më të mirët” midis nxënësve të klasave të 7-ta dhe 8-ta.

Në Olimpiadën e fundit të Matematikës, shkolla International Maarif Schools of Kosova – Dega Prizren arriti rezultate tëjashtëzakonshme si në nivelin e rrethit ashtu edhe në nivelinkombëtar. Studentët tanë fituan vendin e parë në konkurrencën e rrethit të mbajtur në Prizren, ndërsa Uvejs Emini fitoi vendin e tretë në Konkursin Kombëtar të Matematikës të Kosovës, duke treguar një sukses të jashtëzakonshëm.

Shkollat International Maarif Schools of Kosova vazhdojnë tëdemonstrojnë fuqinë e arsimit përmes arritjeve të tyre nëplatformat kombëtare dhe ndërkombëtare si Olimpiada STEM, Grand Finali Hi-Lingua, Olimpiada e Matematikës Kanguru dheMakers League të Kosovës dhe janë të përkushtuara nëedukimin e udhëheqësve të së ardhmes.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj