Telenews

Presidenti i Realit befason me deklaratën e tij për Haalandin, i cili iu bashkua Man Cityt

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se Erling Haaland nuk do të kishte vend në formacionin bazë te kampionët e Spanjës dhe Evropës.

Sulmuesi norvegjez lidhej me një transferim në “Santiago Bernabeu”, derisa në fund ai u transferua te Manchester City, transmeton Gazeta Express.

“Los Blancos” u fokusuan te nënshkrimi me Kylian Mbappen, i cili në fund vendosi të qendrojë te Paris Saint-Germaini.

Sidoqoftë, Perez këmbëngul se kishte pak vlerë që Haaland të transferohej te Real Madridi, derisa Karim Benzema është ende aty.

“Marrëveshja e Mbappes nuk krijoi ndonjë problem me marrëveshjen me Haalandin, absolutisht. Ne kemi Benzeman, kështu që ishte e pamundur ta kishim atë me Karimin. Ne nuk mund të nënshkruajmë me Haalandin për të qëndruar në stol. Haaland është një lojtar i mrekullueshëm, fantastik”, tha Perez për “El Chiringuito”.

Pavarësisht arritjes moshës 34-vjeçare, Benzema shijoi kohën më të mirë të karrierës së tij gjatë sezonit 2021/22, duke ndihmuar Realin të fitojë titullin e kampionit në La Liga dhe nëë Ligën e Kampionëve.

Francezi kontribuoi me 42 gola dhe 14 asistime, duke forcuar kështu edhe statusin e tij si legjendë e klubit. /Gazeta Express/

The post Presidenti i Realit befason me deklaratën e tij për Haalandin, i cili iu bashkua Man Cityt appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Haradinaj: Moni more se ju vranë Zoti, ende i kam plagët në trup

Donat Hashani

Katastrofë për Juventusin, keq edhe për Zhegrovën

Donat Hashani

Malisheva e shokon Prishtinën në kryeqytet

Donat Hashani