Telenews

Presidenti i ri i Shqipërisë, vizitën e parë e bën të hënën në Kosovë

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, që do të nis nga ora 12:15.

Nuk dihet nëse Begaj do të takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani, apo kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kujtojmë se Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai e zëvendësoi ish-presidentin Ilir Meta.

Të ngajshme

Një nga themeluesit e PDK-së, doktori Pleurat Sejdiu kandidat për deputet

Donat Hashani

Abdixhiku viziton një biznesmen në Gjakovë: Këta janë patriotët modern të vendit – shteti nuk i ka armiq bizneset

Donat Hashani

PDK nis tubimin në bastionin e saj, pjesëmarrje e madhe në të

Donat Hashani