Telenews

Presidenti i Rilindjes: Pagën ia kemi dhënë portierit Ruxhi, ja pse i shtova dyshimet për kurdisje

Presidenti i KF Rilindja nga Peja, Etnik Berisha ka thënë se vendimin për suspendimin e portierit Armend Ruxhi, kryesia e klubit e mori pas një “analize të thellë”.

Berisha, në një deklarim për Klan Kosova, tha se dyshimet ndaj Ruxhit i shtoi kur ia komunikoi atij vendimin e suspendimit të hënën.

“Bëmë një analizë të thellë, biseduam me shumë njerëz të futbollit dhe kemi dal me këtë vendim”, tha fillimisht ai.

“Pasi analizuam ndeshjen, vendosëm një ndalesë prej 50 për qind të pagës për shkak të atyre gabimeve, dhe për çudi portieri Ruxhi asnjë reagim nuk e bëri, në mesin e rreth 30 lojtarëve. Ti nëse në të vërtetë nuk je fajtor për një rast, sigurisht se bën kundërshtime, por për çudi ai nuk e bëri”, tha presidenti Berisha.

Presidenti i Rilindjes tha se Ruxhi ka gabuar edhe në një ndeshje të kaluar gjatë këtij kampionati.

“Ruxhi ka ardhur në klub në korrik të këtij viti. Para dy xhirove e kemi pasur një ndeshje në Mitrovicë kundër KF Mitrovicës, i kemi edhe videot e atyre ndeshjeve e edhe aty e ka marrë një gol thuajse të njëjtë me ato të këtij vikendi, mirëpo nuk jemi marrë me atë pjesë – e kemi konsideruar vetëm gabim”, shtoi ai.

Lidhur me deklarimin e portierit se bëhej fjalë vetëm për gabime, presidenti Berisha u shpreh: “Dje i thash Ruxhit, dy ndeshje – 0 pikë, faji është i yti. Nuk është gabim kur e sheh topin duke hy gol, e pasi hyn goli ai reagon”.

Duke folur për kushtet në klub, Berisha tha se të gjitha obligimet financiare ndaj portierit janë realizuar rregullisht.

Të ngajshme

Diomande dhe Adeyemi, dy yjet që mund të përballeshin në anën e kundërt të El Clásicos –

KushtrimGuraj

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj