Telenews

Presidenti kroat refuzon emërimin e ambasadorit të ri izraelit në Zagreb

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka refuzuar të miratojë emërimin e ambasadorit të ri të Izraelit në Zagreb për shkak, siç u tha nga zyra e tij  “politikave të ndjekura nga autoritetet aktuale izraelite”.

“Lidhur me veprimet e palës izraelite, Zyra e Presidentit të Republikës konfirmon se ambasadori i propozuar i Shtetit të Izraelit nuk mori dhe as nuk do të marrë pëlqimin e Presidentit të Republikës, Zoran Milanoviq, për shkak të politikës së qeverisë aktuale izraelite. Dhënia ose mosdhënia e pëlqimit për ambasadorët e propozuar është e drejtë sovrane e Republikës së Kroacisë dhe për këtë vendos Presidenti i Republikës. Çdo presion publik ose politik, në këtë rast nga pala izraelite, nuk do ta ndryshojë vendimin e Presidentit të Republikës, tha, tha zyra e presidentit në një deklaratë të hënën, raporton HRT.

Milanoviq, një kritik i ashpër i luftës  në Gaza, tha se më parë kishte shmangur komentet publike për këtë çështje, në përputhje me praktikën diplomatike, por tani argumentoi se Izraeli kishte thyer “rregullin e pashkruar” duke shpallur ambasadorin e propozuar para se të merrte pëlqimin.

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit tha se po punonte me homologët kroatë për të “zgjidhur çështjen e statusit të ambasadorit të ardhshëm të Izraelit në Zagreb”, sipas një deklarate të cituar nga The Times of Israel.

Tensionet mes Kroacisë dhe Izraelit kanë qenë të pranishme për shkak të agresionit ushtarak izraelit në Gaza dhe në Lindjen e Mesme më gjerë.

Në shkurt, Milanoviq njoftoi se anëtarët e forcave të armatosura kroate nuk do të bashkëpunonin me ushtrinë izraelite “për shkak të veprimeve të tyre të papranueshme dhe shkeljes së paprecedentë” të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Në mars, ai dënoi luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, duke thënë se dëshira për ndryshim qeverie në Teheran mund të çojë në “dëme ekonomike” dhe pasoja afatgjata.

Të ngajshme

Sulmohen katër zyrtarë korrektues nga një i burgosur në Pejë

Valjeta Turkaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan kontratë mbi 2 milionë euro për votimin jashtë Kosovës

Valjeta Turkaj

Sveçla bën hapin e parë për themelimin e Xhandarmësisë së Kosovës

Valjeta Turkaj