Telenews

Presidentit kroat i ndalohet kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e 17 prillit

 

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, nuk mund të kandidojë për kryeministër, të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo në fushata, në favor të ndonjë partie politike, përderisa nuk jep dorëheqje të menjëhershme nga posti aktual, ka vendosur të hënën Gjykata Kushtetuese e shtetit, raporton agjencia “AP”.

Presidenti Milanoviq të premten i shpalli zgjedhjet parlamentare për 17 prill, por disa orë më vonë njoftoi se do të kandidojë për kryeministër me listën e Partisë Socialdemokrate në opozitë. Njoftimi nxiti krizë të thellë politike në vendin anëtar të BE-së dhe të NATO-s, teksa Gjykatës Kushtetuese iu kërkua ta nxirrte një opinion.

Kryetari i Kushtetueses, Miroslav Separoviq, bëri të ditur se presidenti duhet që të tërhiqet nga posti aktual për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ai tha se Milanoviqi dhe partia në emër të së cilës ai do të garonte duhet që të veprojnë në përputhje me vendimin dhe që të mos e shkelin Kushtetutën.

Të ngajshme

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj