Telenews

Presidentja Osmani deklaroi pasurinë me kaq të ardhura

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar pasurinë e saj si dhe të bashkëshortit.

Osmani ka deklaruar se para të gatshme ka 294 euro në bankë.

Ndërkohë në të ardhurat vjetore ka deklaruar 33 mijë euro e 32 euro, teksa në mëditje, udhëtim zyrtar 7 mijë e 678 euro.

Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar se përfiton 36 mijë e 966 euro nga thesari i Kosovës.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj gjithashtu ka në pronësi shtëpi në vlerë prej 520 mijë eurove në Australi, të njëjtën e ka deklaruar për qira nga e cila përfiton 3 mijë e 320 euro. /Klankosova.tv.

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi