Telenews

Presidentja Osmani emëron një anëtar të ri të KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar sot anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi.

Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 1 tetor

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj