Telenews

Presidentja Osmani: Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia. Sipas saj, NATO dhe ushtria e Kosovës do t’i parandalojnë skenarët e  presidentit serb.

Në një intervistë për gazetën kroate, Veçernji List, Osmani ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Kroacisë.

“Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë. Si presidente, unë jam aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit tanë, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit tonë, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë”.

Osmani po ashtu u deklarua për bisedimet me Serbinë dhe provokimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit dhe se pse e kundërshton themelimin e Asociacionit./Telenews.al/

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj