Telenews

Presidentja Osmani pas vizitave në Gjakovë e Malishevë: Bashkë mund t’i tejkalojmë sfidat

presidentja-osmani-pas-vizitave-ne-gjakove-e-malisheve:-bashke-mund-t’i-tejkalojme-sfidat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Gjakovën dhe Malishevën për të parë nga afër situatën pas vërshimeve. Përmes një postimi në Facebook tha se këto situata na kujtojnë sa i rëndësishëm është solidariteti dhe bashkëpunimi kur qytetarët përballen me vështirësi sikurse kjo.

“Sot vizituam Gjakovën dhe Malishevën për të parë nga afër situatën pas vërshimeve dhe për t’u njohur me nevojat e qytetarëve që u evakuuan. Takuam kryetarët e këtyre dy komunave, Ardian Gjinin dhe Ekrem Kastratin, si dhe disa nga familjet e prekura, për t’u siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme”.

“Këto situata na kujtojnë sa i rëndësishëm është solidariteti dhe bashkëpunimi kur qytetarët përballen me vështirësi sikurse kjo. Një falënderim i veçantë shkon për ekipet e emergjencës, ato lokale e qendrore, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, zjarrfikësit dhe policinë, që ishin në krye të detyrës, duke mbrojtur jetët dhe pronat e qytetarëve. Si gjithnjë, FSK është në gjendje gatishmërie në rast nevoje. Bashkë mund t’i tejkalojmë sfidat”, ka shkruar Osmani.

Të ngajshme

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj

IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin –

KushtrimGuraj