Telenews

Presidentja Osmani takohet me ambasadorin Hovernier, kërkon këtë veprim për Asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

”Në takim u diskutua edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku presidentja Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive, ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ajo gjithashtu theksoi se propozimi për draftstatutin e Asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Presidentja Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për të arritur progres në procesin e dialogut. /Telenews.al/

Të ngajshme

“Kapja” e zgjedhjeve: Ish-kryetarja e nëndegës së VV-së dhe mbështetësi i “parimeve të Kurtit” marrin poste të rëndësishme në KQZ, anëtarët e “opozitës” heshtin

KushtrimGuraj

Pas vendimit të Gjykatës për sheshin, Uran Ismaili ka një premtim për të që në javën e parë si kryetar

Donat Hashani

Putin propozon për takim Moskën, kjo është përgjigja e Zelenskyt

Donat Hashani