Telenews

PRESIDENTJA OSMANI TREGON OPSIONET QË JU OFRUAN SERBISË PËR ZGJEDHJE (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për zgjedhjet në Serbi gjatë konferencës për punën e saj njëvjeçare si kryetare e shtetit.
Ajo tha se Serbia ka vazhduar me lloj-lloj propagandash gjatë kësaj periudhe e cila ka synuar që t’i paraqesë institucionet e Kosovës, si institucione që kinse kanë shkelur të drejtat e serbëve për të votuar.
“Është për fat të keq të Serbisë dhe gjithë rajonit që nuk ka një ndryshim pozitiv në kontekst të mentalitetit që udhëheq Serbia. Po vazhdon një mentalitet i viteve ’90 ku Serbia vazhdon t’i shoh shtetet e tjera në rajon në veçanti Kosovën, Malin e Zi e Bosnje dhe Hercegovinën si shtete të përkohshme. Po besoj që tashmë e kanë të qartë që këto shtete janë të përhershme dhe pavarësisht rolit destabilizues që Serbia si satelit i Rusisë e luan në rajonin tonë, askush nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga e drejta jonë për të ekzistuar si vend i lirë, sovran dhe i pavarur.
“Serbia ka vazhduar me lloj-lloj propagandash gjatë kësaj periudhe, propagandë e cila ka synuar që t’i paraqesë institucionet e Kosovës si institucione që kinse e kanë shkelur të drejtën e serbëve për të votuar. E vërteta është shumë larg kësaj sepse në fakt ka qenë Serbia ajo që ka ndaluar të drejtën e serbëve për të votuar. Institucionet e Kosovës u kanë dhënë të drejtë qytetarëve serbë që kanë dy shtetësi që të votojnë qoftë nëpërmjet zyrës ndërlidhëse, qoftë nëpër postës, apo duke e nënshkruar një marrëveshje bilaterale e cila do të respektonte në tërësi praktikat më të mira ndërkombëtarë në këtë drejtim. Pra kanë qenë tri opsione të cilat nuk janë pranuar nga ana e Serbisë, pra Serbia është ajo që ka mohuar mundësinë e votimit me postë, mundësinë e votimit në zyrën ndërlidhëse dhe parandaloi nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale e cila do të ishte në përputhje me praktikat e vendeve demokratike dhe me praktikat e pranuara nga komisioni i Venecias”.
Osmani tutje falënderoi policinë e Kosovës dhe AKI-në për rolin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së qytetarëve gjatë së dielës.
“Si presidente, roli im ka qenë që të sigurohem që modaliteti të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës, me ligjet e vendit dhe të respektoj në plotni sovranitetin e vendit. Ajo që kishte ardhur si propozim i Serbisë, nuk i ka respektuar asnjërën nga këto parime, ka qenë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet. Falënderoj policinë e Kosovës dhe AKI-në për rolin e tyre për të ruajtur paqen dhe sigurinë e qytetarëve gjatë ditës së djeshme, për një organizim dhe angazhim të tyre të vazhdueshëm e cila ka kontribuar që si institucione ta mbrojmë sovranitetin tonë në këtë situatë”, tha presidentja.
Më poshtë mund ta gjeni konferencën e Osmanit:

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani