Telenews

Prestreshi thotë se për 2-3 ditë nga shitja e vajit 3.49 euro, bizneset fituan rreth 2 milionë euro

Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka llogaritur marzhën e fitimit të bizneseve që shitën një litër vaj 3.49 euro.
Sipas Prestreshit, marzha e fitimit bruto mund të jetë deri mbi 2 milionë euro.
“1,000,000 shishe vaj, me çmim blerës 1.45 dhe çmim shitës 3.5. Marzha e fitimit bruto, 2.05milion. Me i fitu 2.05 milion për 2-3 dite, çdo biznesmen, nuk ta bo llaf me hi n’burg për nja 2 vjet. Por këtu duhet me bo shteti diçka tjetër. Ata e din veç Autoriteti i Konkurrencës”, thuhet në postimin e Prestreshit në Facebook.
Pas ngritjes enorme të çmimit të konsumit të përgjithshëm, veçmas vajit ushqimor, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që kanë keqpërdorur pozitën monopoliste në treg.

Të ngajshme

Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët? Ja sa orë gjumë u duhen sipas moshës

Rrezarta Ramaj

Messi donte të linte Botërorin për babain: Drama e dhimbshme që e përjetoi në heshtje

Rrezarta Ramaj

Çfarë po humb Kosova çdo ditë nga mosfunksionimi i institucioneve?

Rrezarta Ramaj