Telenews

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

prezantohet-telefoni-me-i-holle-i-palosshem-ne-bote

Kompania kineze, Oppo ka prezantuar modelin Find N5, i cili ka marrë titullin e telefonit më të hollë të palosshëm në botë.

Deri tani, këtë titull e mbante Honor Magic V3, por Oppo Find N5, me një trashësi prej vetëm 8.93 mm në gjendje të mbyllur, ka kaluar në krye.

Në pjesën e pasme ndodhet një sistem kamerash me tre unaza, ku kamera kryesore ka 50MP me OIS (stabilizim optik të imazhit).

Telefoni përmban gjithashtu një telefoto periskopike 50MP me 3x zmadhim optik. Sistemin e kamerave e plotëson një lente ultra e gjerë 8MP.

Në zemër të Oppo Find N5 gjendet çipseti Snapdragon 8 Elite, ndërsa bateria ka një kapacitet prej 5.600 mAh. Telefoni është rezistent ndaj ujit, por jo ndaj pluhurit, dhe ka një peshë totale prej 229 gramësh.

Çmimi i këtij telefoni është 2500 dollarë singaporianë, gjegjësisht rreth 1800 euro.

Të ngajshme

NASA dhe Google po testojnë një asistent mjekësor me Al për misionet në Hënë dhe Mars

KushtrimGuraj

NASA: SHBA-ja do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

Valjeta Turkaj

Inteligjenca Artificiale krijon antibiotikë kundër dy sëmundjeve

Valjeta Turkaj