Telenews

Prishet koalicioni VV-PDK në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë prishur bashkëpunimin për qeverisje në Komunën  e Gjilanit.

Për këtë ka njoftuar kryetari i komunës, Alban Hyseni.

“Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis. Pas dështimit të seancës për të tretën herë me rradhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund”, është shprehur Hyseni.

“Janë tri vendime, pas të cilave, të ngjashme presim të vijnë ende për votim, që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit. Vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë!”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka thënë se ata vazhdojnë të jenë parimorë dhe se askush nuk do ta pengojë misionin e tyre.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, dyshohet për viktima

Rrezarta Ramaj

Gjermania shpëton në minutat e fundit, mposht Bregun e Fildishtë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 21 qershor

Rrezarta Ramaj