Telenews

PRISHTINA E BARAZON SERINË NDAJ PRIZRENIT 16, GJYSMËFINALISTI PËRCAKTOHET NË NDESHJEN E TRETË

Ka përfunduar dueli i dytë çerekfinal i elitës së basketbollit të Kosovës në mes të Sigal Prishtinës dhe Prizrenit 16.
Skuadra prishtinase arriti ta mposht ekipin bardhezi nga Prizreni 98-89 dhe barazoi serinë e ndeshjeve në 1-1.
Prishtinasit e nisën shumë më mirë startin, duke fituar çerekun e parë 34-21, derisa perioda e dytë i takoi ekipit mysafir 21-31 dhe pjesa e parë u mbyll ngushtë në favorin e Prishtinës 55-52.
Loja e ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Prishtina e fitoi çerekun e tretë (22-15), gjersa perioda e fundit i takoi minimalisht Prizrenit 16 (21-22) e fitorja me meritë i takoi ekipit vendas.
Meriton Ismaili ishte fantastik në fitoren e Prishtinës sonte me 25 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Henry Dugat me 20 pikë, Jetmir Zeqiri me 19 e Jan Palokaj me 17 sosh.
Te Prizreni 16 s’mjaftuan assesi për fitore, Darrell Davis me 25 pikë e 14 kërcime, Xavier Cannefax me 24 pikë, si dhe Urim Zenelaj e Arti Hajdari me nga 13 pikë.
Tash seria çerekfinale mes Prishtinës dhe Prizrenit 16 barazohet në 1-1, derisa ndeshja e tretë dhe vendimtare luhet gjatë mesjavës në Prizren. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Mbahen matjet zyrtare të “Profi Box Gala”, Uldedaj dhe Isufi më të gatshëm se kurrë

Zidane pritet të bëhet trajneri i Bayernit

Prokuroria e Pejës kërkon 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën