Sot rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një biçikletë.
Nga policia njoftojnë se si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po trajtojnë në mënyrë të detajuar rrethanat që karakterizojnë aksidentin, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes si dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme ligjore”, deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.