Telenews

Pritet dinamikë e re e dialogut Kosovë-Serbi

Ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti, derisa ka thënë se Serbia nuk e dëshiron planin franko-gjerman. Edhe analistë të zhvillimeve politike, kanë thënë se synimi i Serbisë është refuzimi i këtij plani.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri nuk pret që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja finale në Bruksel.

Megjithëse, ajo ka vlerësuar se do të ketë një dinamizim të procesit të dialogut, sipas saj, Kosova ka nevojë për platformën shtetërore me vija të kuqe për bisedimet, për çka thotë se Kurti duhet të diskutojë me opozitën.

Ajo e ka quajtur Qeverinë Kurti si të paaftë dhe amatore.
Megjithatë, Tahiri pret dinamizim të procesit të dialogut në Bruksel, duke përmendur interesimin e Bashkimit Evropian që kjo çështje të ecë përpara.
Ish-kryenegociatorja ka thënë se Serbia nuk e dëshiron planin franko-gjerman dhe kjo sipas saj, duhet të përdoret nga Kosova për ta forcuar pozicionin e saj ndërkombëtar.

Edhe analistë të zhvillimeve politike, kanë thënë se synimi i Serbisë është refuzimi i këtij plani. Ndryshe, ditëve në vazhdim, pritet të shpeshtohen vizitat e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë dhe të emisarëve evropianë e amerikanë për të shtyrë përpara procesin e dialogut.

Pranvera e këtij viti është përmendur si mundësi për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet të dyja vendeve.

Të ngajshme

Apeli merr vendim për seancën në rastin e Liridona Ademajt

Rrezarta Ramaj

Valon Lluka mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon ankesën

Rrezarta Ramaj

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Rrezarta Ramaj