Telenews

Prizren: Digjet një shtëpi, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një incident zjarri raportohet se ka ndodhur sot në një shtëpi në Prizren, rreth orës 16:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka deklaruar se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një nxemje elektrike.

“Sot me datë 12.02.2023 rreth orës 16:00 është raportuar për një incident zjarri. Në këtë rast një shtëpi ka marrë flakë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një nxemje elektrike”, deklaroi ai.

Ndër të tjerash ka deklaruar se pronari i shtëpisë i cili ka qenë në shtëpi ka pasur nevojë për ndihmën mjekësore pasi i njëjti është helmuar nga tymi i shkaktuar, por që është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjatë incidentit të zjarrit vetëm pronari i shtëpisë ka qenë në shtëpi, i cili ka pasur nevojë për ndihmën mjekësore ngase është helmuar nga tymi, ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Bytyqi.

Sipas Bytyqit, zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin dhe ende nuk dihet vlera e saktë e dëmit, por është dëm i konsiderueshëm. /Telenews.al/

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj