Telenews

“Produkte medicinale të kontrabanduara në veri”, Elshani sqaron të vërtetën

Policia e Kosovës ka gjetur disa produkte medicinale që fillimisht dyshoheshin të kontrabanduara në një depo afër stacionit të autobusëve në Mitrovicë të veriut, të cilave nuk iu dihet origjina.

Lidhur me rastin zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani ka treguar se malli që është gjetur ka rezultuar i regjistruar.

Ai është shprehur se kanë kryer verifikimin e kësaj depo, dhe aty nuk ka punë për doganë.

Tutje, Elshani është shprehur se aty malli është i regjistruar por ka mall që duhet të shkatërrohet dhe se për këtë vendos Agjensia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, në bashkëpunim me spitalin rajonal të Mitrovicës veriore.

“Pas verifikimit të kësaj depoje del se nuk ka punë për doganë, malli është i regjistruar por aty ka mall që duhet të shkatërrohet dhe tash AKPPM në bashkëpunim me spitalin rajonal të Mitrovicës në veri vendosin”, është shprehur ai.

Të ngajshme

Historia ka emër! Messi vendos rekord të ri botëror

Rrezarta Ramaj

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Rrezarta Ramaj

E konfimuar, Portugalia pa futbollistin kryesor ndaj Kongos

Rrezarta Ramaj