Telenews

Profesoresha e Ekonomisë: Bankat komerciale në vend i kanë rritur tarifat 700%, të reagojë BQK-ja

Bankat Komerciale në vend kanë ulur normat e interesit, mirëpo kanë rritur tarifat.
E lidhur më këtë profesoresha universitare e ekonomisë Albulenë Kastrati, ka thënë se bankat komerciale në Kosovë, i kanë rritur tarifat për normën 700%.
Ajo shtoi se nëse para 4-5 viteve një shërbim depozitar ka kushtuar 30 cent tash kushton i njëjti shërbim 2 euro e 30, që do të thotë kemi mesatarisht rritje 700% të tarifave.
Sipas saj, bankat komerciale në vend i kanë ulur normat e interesit në kredi, mirëpo i kanë rritur tarifat, e që sipas saj ky është problemi kryesor që duhet ta ngrisim sa u përket bankave komerciale.
“Sa i përket normave të interesit të bankat edhe këtu duhet ta kemi parasysh që historikisht kanë qenë norma të larta për nja 15 vite thuajse kanë qenë rreth 14% mesatarisht. Këto vitet e fundit prej vitit 2013 e tutje ka rënë norma e interesit e sidomos këto dy vitet e fundit gati çdo 2-3 muaj norma e interesit në kredi bie 0.1% që është trend relativisht i shpejtë i rënies. Aktualisht norma efektive e interesit në kredi është 5.8% domethënë që ka rënë prej 6%”, tha ajo.
Sipas Kastratit, problemi s’është tashmë tek normat e interesit në kredi, por tek tarifat që bankat i kanë rritur në normën 700%.
“Problemin nuk e shoh tashmë të normat e interesit, meqenëse normat e interesit në kredi janë ulur. Problemin kryesor që duhet ta ngrisim në rastin e bankave komerciale janë tarifat. Për shkak se bankat këto vitet e fundit i kanë ulur normat e interesit, por megjithatë e kanë gjetur në një mënyrë shumë të lirë për ta realizuar fitime duke i rritur në mënyrë enorme tarifat në shërbime depozitare në tërheqje në transfere në pagesa në depozitim”.
“Përshmbull nëse para 4-5 viteve një shërbim depozitar ka kushtuar 30 cent tash kushton i njëjti shërbim 2 euro e 30. Që do të thotë kemi mesatarisht rritje 700% të tarifave. Bankat është e vërtetë që shumicën e fitimeve argëtojnë nga normat e interesit në kredi, mirëpo vetëm rreth 40% e popullatës është e kredituar dhe merr kredi”, tha ajo për Ekonomia Online.
Sipas saj për rritje të tarifave është dashur të reagojë Banka Qendrore e Kosovës. “ Ndërsa, të gjithë ata klientë që kanë një llogari bankare në bankë të gjithë ata duhet të paguajnë provizione siç i quajmë në popull apo tarifa në shërbime depozitare dhe rritjen e tarifave unë e shoh si çështje shumë më problematike dhe e shoh si diçka që tashmë është dashur edhe vetë Banka Qendrore të reagoj”, tha Kastrati.

Të ngajshme

Haxhiu takon ministrin belg flasin për anëtarësimin në BE, KiE dhe NATO

Blearta

Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person

Blearta

NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

Blearta