Telenews

Programi i Kompaktit, Ambasada e ShBA-së përgëzon MCC-në për investimin energjetik në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përgëzuar Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Programin e Kompaktit për ndihmën me 202 milionë dollarë, që do të jetë granti më i madh në sektorin e energjisë në histori të Kosovës.

Ambasada amerikane nëpërmjet një njoftimi thotë se përmes këtij partneriteti pritet transformimi energjetik i Kosovës.

“Urime të gjithë të përfshirëve në marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën. Mezi presim që përmes partneritetit tonë Kompakt të MCC-së të transformojmë sektorin energjetik të Kosovës, gjatë viteve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, në Twitter.

Të ngajshme

Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni!

Rrezarta Ramaj

Rikthehet Neueri, Bayerni publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Atleticos

Rrezarta Ramaj

Sulm i dyshuar kibernetik godet frigoriferët e dyqaneve në disa vende evropiane

Rrezarta Ramaj