Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëqind e tetëmbëdhjetë aktakuza, kundër njëqind e tridhjetë e shtatë personave, për vepra të ndryshme penale gjatë muajit nëntor 2024.
Kjo duke përfshirë pesëmbëdhjetë aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

