Telenews

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut: Po hetohet në detaje vdekja e 24-vjeçares nga Gjakova

Prokuroria Publike Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 24-vjeçares nga Gjakova në qytetin e Tetovës.

Për Klankosova.tv nga kjo prokurori kanë pohuar se janë duke vazhduar në detaje të gjitha hetimet për rastin në fjalë, transmeton Klankosova.tv.

“Një prokuror kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka kryer inspektimin në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një vajze të re, si dhe në banesën me qira ku ajo qëndronte”.

“Të gjitha veprimet po ndërmerren për të hetuar shkaqet e vdekjes, me kontrolle të detajuara dhe ekspertiza në vendngjarje, megjithëse gjetjet fillestare dhe gjurmët në vend nuk tregojnë se vdekja është rezultat i ndonjë vepre penale”.

“Megjithatë, është urdhëruar kryerja e autopsisë, disa persona do të merren në pyetje, ndërsa Prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Këngëtari zbulon pse stërvitet gjithmonë me pantallona lëkure

Yllka Gashi

Supremja ia zbut dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet për vrasjen e bashkëshortes

Rrezarta Ramaj

Shqipëria përgatitet ta bëjë euron monedhë zyrtare

Rrezarta Ramaj