Telenews

Prokuroria merr veprimin e parë lidhur me iniciativën për ”braktisjen” e Fesë Islame

Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast për lëvizjen për braktisjen e fesë islame.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se që nga paraqitja publike e kanë monituar, derisa sot kanë hapur rast për verifikuar nëse ka elemente të veprës penale “nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

“Ne si prokurori që nga paraqitja publike e kësaj iniciative, e kemi monitoruar në vazhdimësi dhe njëkohësisht këtë të enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit dhe varësisht nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”, tha Nikçi. /Telenews.al/

Të ngajshme

Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e një ndërtese në Pejë, rasti po hetohet

Yllka Gashi

Nën kërcënimin e thikës, një burri në Gjakovë i grabiten 50 euro

Yllka Gashi

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Yllka Gashi