Telenews

Prokuroria urdhëron ndaljen e punimeve në pronën 3 hektarëshe në Veternik, reagon Arlind Sadiku

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë urdhër të përkohshëm ndalues lidhur me tre hektarët tokë kontestuese në Veternik, për çka tashme janë vendos edhe shiritat nga nga Policia e Kosovës.

Kjo pronë dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, kishte kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar të djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar mbrojta e palëve të dëmtuar, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ajo tha se ky urdhër i prokurorisë vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e kthyer për herë të dytë në rivendosje rastin ku po kërkohej sekuestrimi e përkohshëm i kësaj prone. Teksa shtoi se, pas 7 ditësh pret që edhe Gjykata të marr vendim për sekuestrim.

Fillimisht, kërkesa e palëve të dëmtuara Gursel e Nexhat Sadikut për sekuestrimin e pronës rreth tre hektarësh në Veternik, ku edhe po zhvilloheshin ndërtime, ishte refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë vendim, në Gjykatën e Apelit ishin ankuar Prokuroria dhe avokatët e palëve të dëmtuara. Shkalla e dytë e kishte aprovuar ankesën dhe rastin kishte vendosur ta kthejë në rigjykim, me arsyetimin se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë nuk është i drejtë, pasi gabimisht janë aplikuar dispozitat ligjore në rastin e refuzimit të kërkesës për urdhrin e masës së sigurisë.

Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se provat materiale si dokumenti “Resenje Broj” i vitit 1961 i cili dyshohet se është i falsifikuar, konkretisht nënshkrimi i dhënë në atë dokument nuk është i Milorad Filipoviq, përmes të cilit dokument tashme e ndjera Z.H, nëna e Ylber Hysenit, kishte fituar të drejtën e kësaj prone.

Gjithashtu, thuhej se Gjykata e shkallës së parë, nuk e ka arsyetuar faktin se parcelat të cilat janë paraqitur për sekuestrim të përkohshëm, a ka pasur ndërrim të subjekteve si pronarë.

“Z. H ka qenë e ëma e tani të pandehurit Ylber Hyseni i cili si derivat i këtyre veprimeve ishte shpallur trashëgimtar, ndaj të cilit prokuroria ka bërë kërkesë dhe se ngastra kadastrale e fituar nga i pandehuri ka pësuar ndryshime dhe se në këtë pronë, a është bërë ndryshimi i gjendjes faktike dhe cenimi i interesave pronësore të paraqitësve të kësaj kërkesë”, thuhej në vendimin e parë të Apelit.

Apeli kishte arsyetuar se vendimi i shkallës së parë është kontradiktor, i paqartë dhe në kundërshtim më veten, prandaj edhe ishte kërkuar që të evidentohen këto shkelje.

Mirëpo, edhe në rigjykim, gjykata e shkallës së parë, e kishte refuzuar kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të kësaj parcele, deri në vendosjen përfundimtare të kësaj çështjeje.

Ndërkaq gazetari i sportit, Arlind Sadiku ka reaguar në një video në Instagram ku ka thënë se ajo është pronë e familjes së tij.

Më pas ai shkroi se drejtësia më në fund po triumfon.

“Pas një ‘lufte’ të madhe me korrupsionin dhe të keqen, drejtësia më në fund po triumfon!”, shkroi Sadiku.

Tutje ai shtoi se ka mijëra raste të tilla në Kosovë po që shpreson se rasti i familjes së tij të shërbej si precedent që njerëzit kompetent të marrin vendime të drejta.

“Jam i vetëdijshëm që ka qindra mijëra raste të tilla në Kosovë, por shpresoj që rasti i familjes time të shërbej si precedent që njerëzit kompetent të marrin vendime të drejta, ngase…” shkroi tutje Sadiku.\Telenews.al\

Linkun e videos e gjeni më poshtë:

Arlind Sadiku on Instagram: “Të dashur miq, Pas një ‘lufte’ të madhe me korrupsionin dhe të keqen, drejtësia më në fund po triumfon! Jam i vetëdijshëm që ka qindra…”

Të ngajshme

Pas kërkimeve dyditore, në Prishtinë gjenden mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftën e fundit

Donat Hashani

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit mund t’i duket dikujt se dëmton vetëm partitë, por pasojat i bart i vendi

Valjeta Turkaj

Kuvendi në krizë të thellë, Abdixhiku: Kurti na tha se kjo s’ka asnjë urgjencë

Valjeta Turkaj