Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze e sulme fizike, transmeton Telenews.al
Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Ndue Përlleshi’ në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.
Babë e bir janë përleshur me 30-vjeçarin, i cili si kundërpërgjigje për sulmin ndaj tij, dyshohet se ka goditur me një shufër metalike 42-vjeçarin. Si pasojë e kësaj, ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Sulm’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’. /Telenews.al/

