Telenews

Prononcohet edhe Amir Rrahmani, pas ndeshjes me Izraelin

Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani e vlerëson si rezultat real, barazimin me Izraelin.

Rrahmani ka thënë se sot, ndaj Izraelit çaluan te duelet, sipas tij kjo ndikoi më së shumti edhe te goli i pësuar.

“Po besoj që u kanë një paraqitje e mirë, gjithmonë ka vend për përmirësime, kemi mundur si ta fitonim ashtu edhe ta humbnim ndeshjen, treguan se kanë ekip të mirë. Nuk besoj se si mysafirë do të bëjnë këtë lloj loje. Besoj se barazimi ka qenë rezultat real”, u shpreh Rrahmani.

“Çelësi kryesor ka qenë duelet, po besoj 70 për qind të dueleve kemi humbur,  kjo ndikon shumë. Edhe te goli ndikoi duelet. Kemi mundur të mos pësonim kësi lloj goli”.

Të ngajshme

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj